200 euro për t’i sjellë në Tiranë, arrestohet në Gjirokastër 23-vjeçari

Mëngjesin e sotëm është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Kakavijës shtetasi Altin Voga për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi Altin Voga, 23-vjeç u arrestua në flagrancë teksa po transportonte emigrantë të paligjshëm , kundrejt fitimit si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër.

23-vjeçari, banues në Fushë-Krujë u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjetin tip “Chevrolet”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër. Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihet në pranga 23-vjeçari që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular. Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Shtetasi A. V. u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjetin tip “Chevrolet”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Shtuar 24.06.2021 10:04