U kapën me 10 kg kokainë, qeni antidrogë dhe fytyra “tradhtuan” dy të rinjtë shqiptarë

Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre ju gjet 10 kilogram kokainë.

Në kontrollin e parë karabinierët nuk arritën të zbulonin asgjë, por filluan të dyshonin pasi dy 20-vjeçarëve me origjinë nga Shqipëria u tradhtuan nga fytyra.

Për të shuar çdo dyshim karabinierët kryen një kontroll të dytë me një qen nuhatës të Guardia di Finanza, i cili arriti të zbulonte drogën e fshehur në pjesën e poshtme të makinës, në një vend të improvizuar fiks për pakot me kokainë.

Droga ishte e ndarë në 9 pako, të cilat u sekuestruan, ndërsa dy të rinjtë ndodhen  në burg, në Imperia.


Shtuar 2.11.2023 21:25