Gjykata ka dhënë vendimin për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçin, shoferin Luan Gacin dhe Dedë Nimanin.
Për Liçin është dhënë masa e sigurisë, “arrest me burg” për 35 ditë; për Gacin “arrest shtëpie” ndërsa për Nimanin “arrest me burg”.
Ata u kapën para disa ditësh me 1 kg kokainë në makinë. Në dëshminë e tij, Liçi tha se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se nuk kishte në dijeni për drogën.
“Jam efektiv i policisë dhe po udhëtoja nga Fieri drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e Plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh” tha ai.
Ndërsa Dedë Nimani është shprehur se për arsye ekonomike dhe për shkak të situatës shëndetësore të familjes së tij është detyruar që të shesë drogë. Ai bën të ditur se as Luani dhe as taksisti të cilit nuk ia mban mend emrin, duke iu referuar Xhulio Liçit, se nuk e dinin që si kishte me vete lëndë narkotike./Albeu.com