Agim Kajmaku, bashkë me nipin e tij kanë reaguar, duke mohuar çdo fakt që i përfshin ata me kokainën e gjetur në biznesin e tyre në Itali. Kajmaku vazhdon të thotë se nuk ka lidhje me 18.8 kg kokainë të gjetur në fidanishten e tij.
Mësohet se të hënën pakot me kokainë të kapur nga karabinierët e San Benedettos në një fidanishte në Grottammare do të dërgohen në Ankona për t’u analizuar për të përcaktuar përqindjen e pastërtisë së drogës.
Ndërkohë hetuesit vijojnë hetimet për të konstatuar se si ka mbërritur në fidanishte 18.8 kilogramë kokainë, të cilët ishin fshehur në vazot e bimëve që ishin blerë nga fidanishtja shqiptare.
Agim Kajmaku, ish-kreu i bashkisë së Vorës, pronar i një fidanishteje në këtë zonë, jeton me familjen në Monterubbiano, ndërsa nipi i tij jeton në Terra delle Aquile, ku punon si kopshtar.
Sipas dëshmisë së tyre, ata shkuan për të blerë bimë në disa fidanishte të zonës dhe i mblodhën në atë të Grottammare, ku duhej të ngarkoheshin.
Më vonë, u zbulua sasia e madhe koka, me vlerë gati një milion euro. Tani po punohet për të përcaktuar se nga erdhën, ku ishin dhe kush i ka ngarkuar bimët që përmbajnë drogën.
Karabinierët identifikuan Kajmakun dhe nipin e tij që ndodheshin në afërsi të fidanishtes me një furgon. Të pastra ishin edhe banesat përkatëse të xhaxha e nip, të cilët vazhdimisht përsërisin se nuk di asgjë për praninë e drogës në vazo. Avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino i Chieti, thotë se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij./abcnews.al