U kap me “mall”, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan përveç parave të gatshme edhe rreth 80 kg kokainë dhe disa ilaçe pluhur të përdorura për prerjen e mallit.

Shqiptari ishte me banim në Itali prej 14 janarit.

Ai u arrestua dhe dërgua në burgun e Velletrit në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor Latina./albeu.com


Shtuar 16.06.2022 18:35