U kap me dy armë të ftohta, e pëson i riu në Tiranë

Një i ri nga Tirana është arrestuar pasi gjatë kontrollit nga policia i janë gjetur dy armë të ftohta.

Policia bën me dije se është kapur 24 vjeçari me iniciale B.H..

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta”, thuhet në njoftim.

 

Shtuar 24.05.2021 09:46