U godit me qytën e armës, kush është 37-vjeçari që u përfshi në sherrin në Orikum

Mbrëmjen e djeshme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në Orikum, në afërsi të portit të Jahteve. Policia njoftoi se ka pasur një konflikt mes dy personave dhe janë gjetur gëzhoja arme.

Dyshohet se njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka qëlluar disa herë në ajër me armë dhe ka goditur me qytën e armës, 37-vjeçarin Ermal Sherifi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sherifi është një prej figurave të njohura për blutë e Vlorës.

Afro 1 vit më parë ka qenë autori i plagosjes Dean Kapajt në një lokal në Radhimë të Vlorës.

Sherifi prej disa ditësh qëndroi dhe në arrati derisa policia i vendosi prangat.

Gjykata e Vlorës i vendosi atëherë masën arrest në shtëpi.

Pista kryesore e hetimit është kjo ngjarje, por i njohur si person problematik nuk përjashtohet as konflikte të tjera gjatë kësaj kohe./albeu.com


Shtuar 24.11.2021 11:10