Gjenden gëzhoja, sherr me armë në Vlorë

Mbrëmjen e sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në Orikum, në afërsi të portit të Jahteve.

Policia bën me dije se ka pasur një konflikt mes dy personave dhe janë gjetur gëzhoja arme.

Në komisariat është shoqëruar njëri prej të konfliktuarëve dhe ka pasur dëmtim nga tyta e armës.

Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 21:38