U gjet pa shenja jete në banesën e marrë me qira, reagon policia: Ja kush është viktima, dyshohet se ka humbur jetën për…

Policia e Korçës ka reaguar pas një person u gjet pa shenja jete në banesën e marrë me qira në lagjen nr.12.

Mësohet se 36-vjeçari nga Tirana me inicial O.R, është gjetur nga punonësja e mirëmbajtjes së banesës.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 17.01.2024 21:10