U fut në arkivol për të shkuar në Britani, kapet 17-vjeçari shqiptar: Pagova 9 mijë euro

Fenomeni i shqiptarëve që shkojnë ilegalisht me varka në Mbretërinë e Bashkuar është kthyer në një shqetësim të madh si për vendin tonë ashtu edhe për Britaninë, e cila ka marrë masa për të parandaluar hyrjet ilegale.

Sakaq paralajmërimet nga autoritetet britanike duken se nuk i ndalojnë shqiptarët për arritur ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë në Angli.

I tillë është rasti i një adoleshenti shqiptar, i cili në tentativë për të hyrë fshehurazi në Britani, ishte futur brenda një arkivoli.

Rasti në fjalë u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirk, shkruan The Sun.

17-vjeçari shqiptar ka thënë para drejtësisë britanike se kishte paguar 9 mijë paund për udhëtimin e tij në Britani me furgon.

“U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore). Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal”, ka thënë adoleshenti në Gjykatë.

Mësohet se arkivoli ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter./albeu.com/


Shtuar 19.02.2023 11:10