U ekzekutua në sy të bashkëshortes, identifikohet një nga vrasësit e Everest Çakës

Policia ka arritur të identifikojë një person, i cili ka marrë pjesë në vrasjen e Everest alias Ibrahim Çakës.

Bëhet me dije se pas identifikimit të një prej dy autorëve, policia ka bindje se i personi në fjalë është njeriu kryesor që ka marrë pjëse në ekzekutimit të Çakës në sy të gruas së tij në lagjen Fushë-Mbret të Ebasanit.

Personi i identifikuar momentalisht po mbahet nënmonitorim nga policia, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se kur do të kryhet operacioni për arrestimin e tij. Autorin e identifikuar e kanë tradhëtuar kamerat e rrugës Durrës-Golem, vend në të cilin dogën edhe makinën me të cilën kryen veprën. Ai ishte në pritje të një taksie në këtë rrugë.

Kush ishte Everest Çaka?

Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë. Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë.

Çaka është djali i tezes, Ardit alias Arjan Spahiu, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin.


Shtuar 20.05.2021 21:55