U dënua se vodhi librin “Gjuetari i Balonave”, gazetarja tregon historinë e 19-vjeçarit: Nuk kishte lekë ta blinte

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar dy histori të dy të rinjve, që janë dënuar pavarësisht se “krimet” e tyre nuk ishin në dëm të askujt.

Hoxha kishte ndjekur gjyqin e një vajzë të re, e cila u deklarua fajtore për drejtimin e mjetit pa patentë, pavarësisht se ndihmoi një person të merrte ndihmën e parë mjekësore.

Në po të njëjtin gjyq, gjyqtarja i ka treguar edhe historinë e një djali, i cili u dënua pasi vodhi një libër që nuk kishte mundësi ta paguante.

Mesazhi i plotë i Anila Hoxhës:

“Ne Shqiperine tone dy histori te verteta te dy njerezve ! Dhe si vdes njerezorja tek ne !

Ndoqa gjykimin kunder nje vajze te re, e cila per te shpetuar nje qytetar te demtuar nga nje aksident rrugor , si deshmitare ne vendngjarje drejtoi makinen pa patente dhe e coi te plagosurin ne spital. Aty e akuzuara priti policine dhe tregoi se si e dha ndihmen e pare. Policia i kerkoi dokumentat dhe e arrestoi me pas per drejtim mjeti pa patente. Per kete akuze prokuroria me syte ulur kerkoi deklarimin fajtore te shtetases, megjithese pranoi gjestin human te saj.

Ne fund të gjykimit e pyes gjyqtarin : i nderuar , si ky vendim a ke dhene te tjere verdikte fajesie qe nuk do doje kurre ti kishe shpallur?

U pergjigj: Po. Tete vite me pare, me ka mbetur peng rasti i nje djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia per vjedhje. Ma sollen te pandehur. Kur lexova dosjen, pashe qe kishte vjedhur librin “ Gjuetari i Balonave” .

E pyeta : pse e vodhe? Me tha “ Nuk kisha para, kisha degjuar aq shume per kete liber sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por me identifikuan nga kamerat. “

Ishte 19 vjec. Nuk dhashe burg per te, por e denova !

/albeu.com


Shtuar 7.02.2023 19:19