U arrestuan se nuk kontrolluan mjetin me ilaçe kontrabandë, lihen të lirë dy doganierët në Durrës

Gjykata ka lënë të lirë dy doganierët e Durrësit që u arrestuan në operacionin “Porosia” 4 ditë më parë.

Gjykata e Durrësit e ka konsideruar të paligjshme arrestimin e tyre dhe të pronarit të furgonit, ku u gjetën medikamentet e ndryshme mjekësore kontrabandë.

Gjyqtarja e çështjes vlerësoi të paligjshëm arrestimin e Enkel Shehi dhe Artan Topuzi (doganierë). Gjithashtu edhe për shtetasin Behar Lleshi (pronar i furgonit) arretimi u cilësua i paligjshëm.

Për këta tre persona gjykata vendosi “detyrim paraqitje”. Ndërsa për shtetasin Granit Kërxhaliu, u vleresua i ligjshëm arrestimi. Por për të katert u vendos detyrim paraqitje. Pritet që Prokuroria ta apeloj vendimin./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 15:35