Policët e burgut të Peqinit të cilët ishin arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit të ndodhur në këtë sistem të sigurisë së lartë, do të hetohen jashtë qelisë së paraburgimit.
Gjykata e Apelit caktoi sot masat e sigurimit arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje, ndaj tyre duke ndryshuar kështu masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Për ish-drejtorin e burgut, Kamber Hoxha, u dha masa e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’.