U arrestua pas akuzave për korrupsion, eurdeputetja greke ankohet për trajtim çnjerëzor

Eva Kaili është në pritje të vendimeve të autoriteteve belge për skandalin e Katar Gate. Ish-eurodeputetja greke përsëriti qëndrimin e saj të palëkundur se është e pafajshme dhe e bazoi kërkesën e saj në faktin se është nënë e një fëmije që nuk mund ta shohë.

Avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos, foli për “torturë”. Në fakt, sipas pretendimeve të tij, Eva Kaili i tha avokatit të saj se kalon disa orë në izolim. Madje ajo ka shtuar se nuk e kanë lënë të kujdeset për nevojat elementare, si pasojë e kësaj dukej e dëshpëruar.

Siç theksoi avokati i saj, në pyetjen e mëparshme Eva Kaili ka folur me autoritetet për 16 orë. Në fakt, sipas avokatëve të saj, Eva Kaili kërkoi një batanije por iu refuzua.

Sipas Dimitrakopoulos, sipas kritereve ligjore ajo mund të lihet e lirë me kusht, por nuk e dinë, sipas tij, nëse kriteret do të jenë ligjore, pasi gjithmonë ka motive politike. Njoftimi i prokurorit publik pritet pasdite. /albeu.com


Shtuar 19.01.2023 15:38