U arrestua bashkë me zyrtarët e Lushnjës, punonjësja kërkon lirinë: Do bëhem nuse në fund të korrikut

Një ndër të arrestuarit nga SPAK për skandalin në Lushnje ku u vunë në pranga 11 shtetas, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku Fatos Tushe është edhe Ani Simoni.

Ani Simoni, një nga zyrtaret e Bashkisë së Lushnjes që akuzohet për abuzimet me një tender ka bërë një kërkesë të veçantë në seancën e sotme në GJKKO.

Ajo ka kërkuar që të lirohet nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” pasi i duhet që të përgatitet për ceremoninë martesore që ka caktuar në fund të korrikut.

“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë,”-tha ajo në seancë, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Por pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërksën e zyrtares së bashkisë, pjesë e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës, e cila akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim. /albeu.com/

 


Shtuar 8.07.2021 19:37