Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot prezantoi një pjesë të masave që janë ndërrmarë nga Qeveria për të kaluar këtë krizën e rritjes së çmimeve. Besimi informoi se janë marrë tri vendime dhe i publikoi masat që do të implementohen
FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE
“E para është që kemi zvogëlim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet kryesore ushqimore nga 5 për qind në zero për qind, për bukën, sheqerin, miellin e llojit 400, pasataj vaji i lule diellit si dhe qumështi me yndyrë 2.8 dhe 3.2 dhe 3.5, mishi i freskët, orizi dhe vezët”.
I pari i Financave shpalosi edhe masën e dytë e cila hyri në fuqi e cila është vazhdimi i zvoglimit TVSH-së për 5 për qind i energjisë elektrike për amvisëritë dhe shfrytëzuesit e vegjël, e cila do të vlejë deri në fund të vitit.
FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE
“Me qëllim që të ballafaqohemi me paraprakisht për të amortizuar këto efekte negative në standardin e qytetarëve, në ekonomin e vendit dhe sidomos në kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë u ndërmorë një pako me 26 masave ku janë të përfshira lirimet tatimore siç janë këto që prezantuam sot”.
Besimi u bëri thirrje qytetarëve që të mundohen të kursejnë duke pasur parasysh krizën ekonomike edhe shëndetësore, ndërsa theksoi se nuk ka vend për panikë.