Rastet më të fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në bazë të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 4.751 testime, ndërsa 409 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur 9 persona. Në bazë të dhënave të Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga Termini im një person ka vdekur nga kovid-19.

Në 24 orët e fundit 289 persona janë shëruar nga koroanvirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i personave të infektuar nga koronavirusi është 223 739, numri i të shëruarve 211 021, i të vdekurve 9 917.

Numri i rasteve aktive është 4801.


Shtuar 28.12.2021 16:49