Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni, mbeten të larta infektimet

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni nga 2900 teste të kryera janë regjistruar 421 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 211 vetëm në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 395 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë.

Aktualisht në Maqedoni  janë 6.602 raste aktive me Covid-19. /albeu.com/


Shtuar 14.10.2021 18:49