Turqia dhe Siria janë lëkundur sërish nga një tërmet i fortë pasditen e së enjtes. Sipas EMCS tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 kilometra nga Antekiea dhe me thellësi 5 kilometra.
Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Kujtojmë që numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit ka shkuar mbi 47 mijë, ndërkohë që vijojnë ende kërkimet nën rrënoja.
Turqia dhe Siria tashmë prej gati 3 javësh ndodhen nën goditjen e vazhdueshme të tërmeteve.
/AlbEu.com/