Kryeministri Edi Rama ka folur për tubimin lidhur me Zvërnecin, i cili prej disa javësh po zhvillohet në kryeqytet, duke komentuar edhe praninë e eurodeputetëve në Tiranë.
Sipas Ramës, një projekt që nuk merr miratimin e Bashkimit Europian nuk mund të realizohet, dhe në të kundërt, siç u shpreh ai, do të duhej të pranohej se Shqipëria nuk hyn në BE.
Të lidhura
None found
Ai shtoi gjithashtu se “3-4 eurodeputetë erdhën në protestë e flisnin përçart”, duke iu referuar tubimit për Zvërnecin.
“Për këtë projekt janë mbledhur disa nga arkitektët më të mirë të botës. Të dalësh dhe të sulmosh një projekt që akoma nuk është bërë është inkuizicion, ku e di ti si do të jetë. Le t’i lëmë të gjitha këto, në fund fare një gjë është e sigurtë, ne nuk bëjmë dot një projekt që nuk e pranon BE, nuk e bëjmë dot, ose duhet të themi që nuk futemi në BE. Kaq e thjeshtë është historia. Kur them Bashkim Europian, unë flas për Komisionin Europian, nuk flas për ato 3-4 të gjelbrat që erdhën këtu dhe flisnin përçart”, tha Rama.
