Ditën e sotme në Kuvend është diskutuar projekt rezolutga për gjenocidin serb në Srebrenicë, i propozuar nga Partia Socialiste.
Diskutimi për këtë projekt rezolutë ka shkaktuar debate mes kreunt tëq Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe deputetit të PD Tritan Shehu.
Balla:Amendamentet që sapo u prezantuan do të rrëzohen, do të votohen kundër se nuk kanë asnjë lidhje me dokumentin. Dokumenti rezoluta që miraton sot Kuvendi është një rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Shqipëria e ka dënuar gjenocidin që në momentet e para kur u ngritën dhe aktakuzat mbi autorët realë të këtij gjenocidi. Shqipëria sot miraton një rezolutë në frymë dhe 100% sipas përmbajtjes së Parlamentit Evropian të vitit 2015. Unë ju sfidoj, ja u thashë dhe po ja u them rezoluta e Parlamentit Evropian quhet rezolutë për përkujtimin e Srebrenicës, rezoluta e Parlamentit shqiptar quhet “Rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.” Tani më thoni mua kush është një hap mbara. Po turp nuk ke që gënjen. Gënjen, gënjeshtar. E vërteta është që rezoluta e Shqipërisë është një hap para. Të thuash gënjeshtar është konstatim, jo fyerje. Amendamentet e katranit të naftës së kontrabandës, që ti drejtor Tritani i kompanisë Shqiponja drejtoje bashkë me pronar Saliun nuk kanë për tu miratohen kurrë në Kuvendin e Shqipërisë. Katrani me bojë ka të mbyllur derën e çdolloj dokumenti që mund të vijë me firmën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.
Shehu në kundërpërgjigje kërkoi që të dënohen ata që ofendojnë.
Shehu: Kërkoj të dënohen në bazë të rregullores së Kuvendit ata që përdorin shprehje jo etike. Nuk i kemi borxh askujt të durojmë këto shprehje kur mbrojmë idenë dhe qëndrimin tonë. Jemi s’jemi dakord ky është problem tjetër, por nuk ka askush të drejtë të ofendojë. Nëse nuk ndërhyni ngjarjet mund të përshkallëzohen. Veproni që në fillim, vendosni rregullin, edhe për mua bashkë nëse do ofendoj njeri.