Një shtetas turk që vrau një shqiptar në Gjermani, mund të mos ekstradohet pasi shkoi në Izmir.
Mediat gjermane shtrojnë pyetjen nëse do të mbetet e pandëshkuar përgjithmonë vrasja gjakftohtë në lokalin “No Name” sepse vrasësi i dyshuar i shmanget ekstradimit në Gjermani me një “natyralizimi rrufe”.
Bëhet fjalë për Erkan A. dhe mikun e tij. Erkan A. 35-vjeç konsiderohet si rokeri më brutal dhe në listën e të kërkuarve të autoriteteve hetimore të Këlnit si një nga kriminelët më të kërkuar:
Ish-bosi i bandës famëkeqe Hells Angels “C-Toën”. Pas një arratisjeje gjashtëvjeçare, së fundmi ai ishte në paraburgim ekstradimi në Izmir, Turqi. Megjithatë deri më tani Turqia nuk ka pranuar që ta ekstradojë vrasësin e shqiptarit dhe mikun e tij.
Kujtojmë se krimi i rëndë ndodhi më 19 shkurt të vitit 2016, ku shqiptari Kushtrim P. 29-vjeç u qëllua në fytyrë disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Fillimisht u tha se krimi ndodhi pas një incidenti të momentit por më pas u mësuar se ai u vra sepse hyre në “shisha bar” të dy bosëve turq dhe aty gjeti një sasi droge me vlerë disa mijëra euro.
Nga inati dhe në shenjë hakmarrje dy bosët turq kanë vënë një shpërblim prej 4 mijë eurosh për këdo që u sillte shqiptari që e akuzonin për vjedhje të lëndës narkotike. Natën e krimit dikush e spiunoi shqiptarin dhe dy turqit erdhën dhe e vranë./albeu.com/