Truss: Ka prova të fortë që Putin është një “kriminel lufte”

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss thotë se ka “prova shumë, shumë të forta” se presidenti rus Vladimir Putin është një “kriminel lufte”.

Presidenti i SHBA Joe Biden e përshkroi liderin rus Vladimir Putin si të tillë në një lëvizje që ka gjasa të përshkallëzojë edhe më tej tensionet diplomatike.

E pyetur në lidhje me komentin, Truss thotë se nuk mendonte se ishte gabim ta thoshte atë.

“Ka prova shumë, shumë të forta që ai është. Ka prova shumë, shumë të forta se krimet e luftës janë kryer dhe se Vladimir Putin qëndron pas tyre. Përfundimisht është një çështje e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është dhe kush nuk është kriminel lufte dhe që ne të sjellim provat dhe gjënë më të mirë që mund të bëjmë në këtë moment, që është ajo që po bëjmë”.

Ajo thotë gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar po mbledh ato prova në terren për t’u siguruar që Vladimir Putin të mbahet përgjegjës për këto krime./albeu.com


Shtuar 17.03.2022 12:04