Trupat ruse zmbrapsen në Kharkiv, por çfarë fshihet pas kësaj

Ndërkohë që qyteti ukrainas , Kharkiv, prej 70 ditësh është goditur nga artileria ruse. Por kjo mund të jetë pothuajse drejt fundit.

Trupat ukrainase rreth qytetit të dytë më të madh të vendit i kanë shtyrë forcat ruse aq shumë prapa sa artileria e tyre nuk është më në rrezen e qendrës së tij.

Vendi i fundit që u çlirua ishte fshati Pytomnyk, njoftoi dje ushtria ukrainase.

Por, forcat ruse nuk janë në tërheqje të plotë, siç u pa rreth Kievit.

Ata besohet se po përforcohen me një numër grupesh taktike batalionesh, një përpjekje për të siguruar linjat e tyre të furnizimit.

Çdo forcë e marrë nga rajoni lindor i Donbasit vetëm sa do të ngadalësojë përparimin e tyre atje, në një luftë që tashmë duket se po kthehet në një ngërç të përgjakshëm./albeu.com