Duke përsëritur se po të kishte qenë ende ai në Shtëpinë e Bardhë, Putin nuk do e pushtonte asnjëherë Ukrainën, Donald Trump kërkoi që presidenti aktual Joe Biden të testohet për shëndetin mendor.
Donald Trump ka kërkuar një testim të shëndetit mendor për presidentin amerikan Joe Biden. Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi elektoral në Grinud, Nebraska.
Organizata e ish presidentit publikoi një video e cila përmbledh belbëzimet e Biden dhe skenën e famshme në të cilën presidenti në fund të një fjalimi, kthehet për t’i dhënë dorën dikujt që në të vërtetë nuk është aty. Biden qëndron me dorën në ajër dhe më pas largohet.
Trump më pas bëri shaka me mbështetësit e tij duke thënë se kishte dhe materiale të tjera por nuk e kishte gjithë pasditen në dispozicion.
Trump përsërit dhe në Nebraska se po të kishte qenë ende ai në Shtëpinë e Bardhë, presidenti rus Vladimir Putin nuk do e kishte pushtuar asnjëherë Ukrainën. Sipas tij Putin pa dobësinë dhe paaftësinë e administratës Biden. Ish presidenti amerikan i cilësoi demokratët si kërcënimin më të madh ndaj shëndetit publik të Amerikës dhe jo COVID.
Të dhënat për kriminalitetin sipas tij por fitojnë terren pasi janë shtuar të shtënat me armë zjarri dhe sulmet me thikë. Demokratët janë pjesë e krimit, kaosit dhe vdekjes, përfundoi ai./albeu.com