“Tronditet” Gjermania, 40-vjeçari vret nënën dhe merr peng dy persona: Kryebashkiaku anulon pushimet

Media gjermane “Bild” ka zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Dresdenit të shtunën në mëngjes!

Një person i armatosur, 40 vjeçar, ende i paidentifikuar raportohet se ka vrarë fillimisht nënën e tij 70-vjeçare në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

Të lidhura

None found

Më pas i dyshuari gjerman hyri në një godinë ku ndodhen zyrat e një stacioni radioje, “Radio Dresden” në Ammonhof në qendër të qytetit dhe qëlloi me pistoletë, por pa mundur të futet në zyrat e radios.

Më pas ai u fsheh në një farmaci. Atje ai mori dy pengje (një grua dhe një fëmijë), rreth orës 12:30.

Forcat speciale të policisë hynë në farmaci dhe e kanë neutralizuar pengmarrësin.

Autori ka mbetur i plagosur, ndërsa pengjet e tij nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Shefi i Radio Dresdenit, Tino Utassy tha për BILD: “Për fat të mirë, të gjithë punonjësit mundën të qendrojnë të sigurt e nuk kanë pësuar asnjë lëndim”

Stafi i radios lajmëroi policinë për ngjarjen. Kur policia u afrua në zonë, autori i dyshuar u largua me shpejtësi me makinë drejt qendrës së qytetit.

Vrasësi i dyshuar, i armatosur me një pistoletë, hyri në Altmarktgalerie, dhe dyshohet se ishte fshehur në bodrumin e farmacisë DM. Aty ai mori peng dy personat.

Zëdhënësi i qytetit Kai Schulz tha: “Për shkak të operacionit të policisë në qendër të qytetit, Striezelmarkt do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ne do t’ju informojmë nëse do të ketë ndryshime.”

Siç mësoi Bild, kryebashkiaku i qytetit, Dirk Hilbert anuloi pushimet e fundjavës për të ndjekur më nga afër situatën.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet