U arrestuan në Durrës bashkë me Xhevdet Plakun, vëllezërit Xhani dyshohet se organizuan vrasjen e Bujar Nasufi

Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Enigma” në Durrës, dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, mbëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se profili i AND i gjetur në një dorezë gjysmë të djegur në vendin ku autori braktisi motorin që përdori në vrasje, do të krahasohet me profilet e AND-së së dy vëllezërve.

Të lidhura

None found

Vëllezërit, të cilët janë të skeduar për trafik droge në Holandë dyshohet se kishin konflikt me biznsmenin Nasufi, për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhdueshme.

Pas zbulimit të profilit të AND-së me vendim Gjykata, u vendos t’i merrej kampion nënës së dy vëllezërve me qëllim krahasimin, pasi në ketë mënyrë, Prokuroria do të mund të kishte edhe provën kryesore kundër tyre.

Bujar Nasufi, u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas, teksa po parkonte automjetin.

Më herët, Voltan Xhani, ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Elis Rroshkodol në Shkodër, pasi në servisin e tij u gjet makina që u përdor në vrasje.

Ndaj tij u ngritën akuzat krjim i kushteve për të kryer vrasje dhe trafikim mjetesh motorike. Prokuroria Shkodër, po heton nëse mes vëllezërve Xhani dhe Rroshkodolit kishte përplasje për çështjet e trafikut të drogës.

Arratia e Voltan e Jugert Xhanin mori fund mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Ata u kapën në shoqërinë e të shumëkërkuarit Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili i arratisur nga burgu në Itali dhe Flobens Mecia alias Gega alias Drini anëtar organizatës kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş