Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 52-vjeçar, pas një debati me djalin e tij 22-vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit për vdekje më 3 nëntor.
Një kamera sigurie, ka regjistruar momentin kur burri merr në telefon gruan dhe i jep lajmin e rëndë.
“Ai nuk merr frymë. Ai ka vdekur”, dëgjohet 52-vjeçari duke i thënë gruas së tij, disa momente pasi qëlloi për vdekje djalin e tij.
Përplasjet mes tyre kishin nisur gjatë rrugës, e më pas situata ka agravuar në shtëpi.
Në një moment, babai është parë duke u përkulur në tokë dhe duke mbuluar fytyrën me dorë.
David Contreras explains on his Ring doorbell to his wife how he just shot his 21 year old son Eric during an argument in Kendall, Florida in November. The mother sounded very calm given the situation. pic.twitter.com/87xw0H26mA
— 9mmSMG (@9mm_smg) February 24, 2024
Pas telefonatës me gruan, ai ka lajmëruar edhe autoritetet, ku u ka treguar se ka vrarë djalin e tij.
Kur oficerët arritën në shtëpi, ata gjetën 22-vjeçarin, një student i Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, në një pellg gj*ku në dysheme dhe konfirmuan se ai kishte vdekur.
I riu kishte ardhur nga Universiteti për të festuar ditëlindjen me familjen.
Babai u arrestua. Ende është e paqartë saktësisht se si mosmarrëveshja baba-bir, u përshkallëzua në vrasje.
Babai po mbahet pa garanci deri në daljen e tij të radhës në gjykatë, e cila është caktuar për 11 mars.