Tronditëse/ Djali i vë flakën banesës në Fier, mbyll brenda dy prindërit e moshuar

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në lagjen ’15 Tetori’ në Fier.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se një zjarr kishte rënë në një banesë, ku brenda saj ndodheshin dy të moshuar. Por, ditën e sotme është mësuar se ngjarja nuk ishte aksidentale.
Ishte djali i dy të moshuarve Altjon Sulejmanaj, 42-vjeç, që jo vetëm i vuri flakën banesës së tyre në katin e tretë të një pallati 4- katësh, por mbylli dyert në mënyrë që ata të mos dilnin dot nga banesa dhe të digjeshin.

42-vjeçari, pasi u sigurua që banesa mori flakë, u largua por policia arriti ta vinte në pranga. Nga veprimet hetimore thotë policia, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Shtuar 24.10.2024 11:41

Tags: , ,