Analisti Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” ndërsa po komentonte arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Haxhiu tha se arrestimi i Dakos është fundi i pandëshkueshmërisë dhe paprekshmërisë në Shqipëri.
Ai paralajmëroi se do të ketë arrestime të tjera të nivelit të lartë, duke shtuar se ata që janë shpallur non-grata nga SHBA duhet të frikesohen.
Pjesë nga intervista:
Haxhiu: Arrestimi i Dakos është fundi i paprekshëmrëisë dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Aktualisht në Shqipëri. Dua të them se sot në Shqipëri po ndodh ajo që ka ndodhur në Kroaci në vitin 2006-të. Po ju them një gjë shumë prej atyre që kanë dosje në SPAK do të kenë fatin e dakos.
Fevziu: Ti po parlajamëron stinë të nxehtë?
Haxhiu: Ma bes nuk do të ndalet këtu. Ata që janë non-grata duhet të frikësohen.