Tritoli në mobilerinë në Fushë-Krujë, familjarët e pronarit dhe qiraxhiu: Nuk kemi konflike me askënd

Detaje të reja bëhen të ditura nga shpërthimi me tritol në një mobileri në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë.

Familjarët epronarit të objektit, Bujar Caracit, u morën në pyetje nga policia pasi ai ndodhet në Greqi dhe thanë se nuk kanë asnjë konflikt.

Sipas tyre objektin ja kanë dhënë me qira të afërmit të tyre Desar Çangu dhe deklarojnë se vetë nuk kanë asnjë problem.

Në pyetje është marrë edhe Çangu, i cili ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd.

Dyshimet paraprake të policisë janë që sulmi të ketë lidhje me biznesin. /albeu.com


Shtuar 4.03.2023 10:55