Tritol hoteleve në Sarandë, “lufta” që po dërrmon turizmin në qytetin që dikur na bënte krenarë, sot vjen era barut

Një shpërthim me tritol ndodhi herët në mëngjesin e së hënës në Sarandë.

Sasia e lëndës shpërthyese ishte vedosur në hotelin “Bizanti”, të shtetasit Spiro Çabiri.

Shpërthimi është dëgjuar në gjithë Sarandën dhe ka shkaktuar dëme në bizneset afër hotelit.

Ndërkohë, mësohet se prona ka qenë ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka, që rezultojnë bashkëpronarë në QKB bashkë me Miranda Qabirin.

Sipas policisë, procesi gjyqësor vijon prej vitit 2002, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar.

Por historitë e tritolit nuk janë të panjohura për qytetin e Sarandës.

Në dhjetor të vitit 2022 u hodh në erë muri rrethues i një banese në pronësi të shtetasit Lefter Lefteri.

Ky i fundit më parë kishte punuar në IKMT dhe ishte kallëzuar më herët madje dhe shoqëruar në komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1 të qytetit. /albeu.com

 


Shtuar 13.02.2023 08:22