Tri ngjyrat më të mira për dhomën tuaj të gjumit, largojnë stresin dhe ankthin

Ngjyrat në shtëpi luajnë një rol vendimtar në psikologjinë tonë dhe ndërsa disa mund të na shkaktojnë humor negativ, disa të tjera mund të na çlirojnë nga stresi dhe ankthi.

Veçanërisht e rëndësishme është lyerja e mureve të dhomës së gjumit, e cila mund të bëhet streha juaj personale.

Shikoni tre ngjyrat më poshtë që ju ndihmojnë të largoni stresin…

1. Fildishi

Muret e fildishtë ndriçojnë hapësirën, largojnë stresin, ndërsa nëse ngjyra është e pranishme në mobilje, e bën hapësirën tuaj më të ngrohtë.

2. Blu e errët

Kjo ngjyrë është veçanërisht qetësuese dhe jep një karakter ngushëllues. Kombinojini këto ngjyra me mobiljet e bardha për të shmangur grackën e ngjyrave të errëta.

3. Rozë e lehtë

Përveç një ajri relaksi, trëndafili do t’i japë hapësirës tuaj një ndjenjë të pafajësisë dhe romancës. Shkakton relaksim dhe largon stresin. /albeu.com


Shtuar 27.02.2023 18:47