“Treni i fundit drejt paqes”, të mëdhenj e të vegjël vrapojnë për një vend të lirë (VIDEO)

Për të gjashtën ditë me radhë qytetarët e Ukrainës janë zgjuar nën alarmin e sirenave të luftës, me bombardimet ruse që kanë tmerruar të vegjël e të rritur.

Shumë janë ata që kërkojnë një strehë të sigurt, duke u larguar nga atdheu i tyre, me stacionet hekurudhore që janë mbushur plotë me qytetarë që vrapojnë të gjejnë një vend të lirë në tren, për tu larguar sa më parë.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë atmosferën e frikshme të luftës, qytetarë të panikosur që i drejtohen trenave.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët thotë se ukrainasit që po tentojnë të kalojnë në Poloni po përballen në kufi me radhë kilometrike, duke pritur deri në 60 orë.

Ndërkohë, vlerësimi i fundit i numrit të ukrainasve që kanë hyrë në vendet fqinje që nga 24 shkurti ka arritur tashmë në 660,000, shkruan skynews.


Shtuar 1.03.2022 14:04