Finalizohet operacioni policor i koduar “MDMA”.
Goditet 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ku janë vënë në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, cannabis sativa dhe tableta ekstazi.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një shtetas mbante droga të forta në vendin ku akomodohej, në Dhërmi, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Lipjanë.
Po ashtu u arrestua edhe A. S., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në përdorim të tij, në fshatin Shënvasil, Himarë, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis./albeu.com