Të paktën tre persona u vranë nga një sulm rus në Zaporizhia, siç njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky .
“Deri më tani është konfirmuar vdekja e tre personave”, tha presidenti ukrainas në një postim në platformën Telegram, pa specifikuar se ku ndodhi saktësisht sulmi.
“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar”, shtoi ai.
Presidenti Zelensky publikoi një video që tregon një kishë të shkatërruar, ku ka shpërthyer një zjarr, si dhe një ndërtesë tjetër që digjet.
This video, posted by President Volodymyr Zelensky on Telegram, shows the aftermath of Russia’s attack on Zaporizhzhia on Aug. 9. According to Zelensky, at least three people have been killed. Rescue operations are underway. pic.twitter.com/B67S2hwNDF
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) August 9, 2023
Sipas guvernatorit rajonal Yuri Malatsko, “një kishë dhe dyqane” u prekën në rrethin Chevchenkiski në pjesën verilindore të qytetit.
“Mjekët po kujdesen për të lënduarit”, tha ai dhe shtoi se nga shpërthimi i fuqishëm janë thyer xhamat e ndërtesave fqinje.
“Armiku sulmoi një zonë banimi,” nënvizoi Anatoly Kurtiev, kreu i këshillit të qytetit të Zaporizhia.
Ky megaqytet në Ukrainën jugore ka qenë vazhdimisht objektiv i bombardimeve ruse që nga fillimi i luftës në shkurt 2022./Albeu.com/