Ministrat e NATO-s janë takuar në Bruksel javën e kaluar për të diskutuar se sa larg duhet të shkojnë në sigurimin e pajisjeve ushtarake për Ukrainën.
Sfida për NATO-n gjatë gjithë kësaj lufte ka qenë se si t’i jepte aleatit të saj Ukrainës mbështetje të mjaftueshme ushtarake për t’u mbrojtur pa u përfshirë në konflikt dhe pa u gjetur në luftë me Rusinë.
Qeveria ukrainase ka qenë e qartë në thirrjet e saj për ndihmë.
Nëse do të ketë ndonjë shans për të shmangur sulmin e ardhshëm rus në rajonin e Donbasit në lindje të vendit, thotë ai, atëherë ka nevojë urgjente për një furnizim me Javelin të Perëndimit, NLAË (armë e lehtë antitank e gjeneratës së ardhshme), raketat antitank dhe kundërajror Stinger dhe Starstreak që forcat e saj i kanë përdorur tashmë për një efekt të tillë në këtë luftë.
Kaq po bëhet. Por Ukraina dëshiron më shumë.
Ajo kërkon tanke, avionë luftarakë, drone dhe sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore raketore për të kundërshtuar përdorimin në rritje të Rusisë të sulmeve ajrore dhe raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat në mënyrë të vazhdueshme po i varfërojnë rezervat strategjike të Ukrainës me karburant dhe sende të tjera thelbësore.
Pra, çfarë saktësisht, mund të pyesin shumë njerëz, po e pengon NATO-n? Përgjigja është përshkallëzimi.
Ka një sërë skenarësh të mundshëm, por BBC ka përmeduar tre më të mundshmit që mund të ërshkallëzojnë luftën dhe të përfshijnë edhe NATO-n.
1. Një raketë anti-anije e furnizuar nga NATO, e lëshuar nga forcat ukrainase në Odesa godet dhe fundos një anije luftarake ruse në det të hapur në Detin e Zi me humbjen e afro 100 marinarëve dhe dhjetëra marinsave. Një numër i vdekjeve të kësaj përmasash në një goditje të vetme do të ishte i paprecedentë dhe Putini do të ishte nën presion për t’u përgjigjur në një formë.
2. Një sulm raketor strategjik rus synon një kolonë furnizimi me pajisje ushtarake që kalon nga një vend i NATO-s, si Polonia ose Sllovakia, në Ukrainë. Nëse do të kishte viktima në anën e kufirit të NATO-s, kjo potencialisht mund të shkaktonte nenin 5 të kushtetutës së NATO-s, duke e sjellë të gjithë aleancën në mbrojtjen e vendit të sulmuar.
3. Mes luftimeve të ashpra në Donbas ndodh një shpërthim në një objekt industrial që rezulton në çlirimin e gazeve kimike toksike. Ndërsa kjo ka ndodhur tashmë, nuk raportohet për vdekje. Por nëse do të rezultonte në llojin e viktimave masive që shihen në përdorimin e gazit helmues nga Siria në Ghouta dhe nëse zbulohej se ishte shkaktuar qëllimisht nga forcat ruse, atëherë NATO do të ishte e detyruar të përgjigjej.
Është krejtësisht e mundur që asnjë nga këta skenarë të mos realizohet.
Por ndërkohë që kombet perëndimore kanë shfaqur një shkallë të rrallë uniteti në forcën e reagimit të tyre ndaj pushtimit të Rusisë, ka sugjerime se ata thjesht po reagojnë dhe nuk po mendojnë se si duhet të jetë fundi i lojës./albeu.com