Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku është paraqitur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
Ajo është vënë para pyetjeve të deputetit të PD-së, Helidon Bushati.
Pyetje përgjigje:
Balluku: Ju e dini që ministria e energjisë ka marrë detyrën të ndjekë kontratën pas 2018. Unë jam në detyrë nga janari 2019. Kontratat janë koncensionare. Ajo e Fierit dhe Elbasnit janë partneritet publik provatat. Kontrata e Tiranes me koncension
Bushati: Ju sot do ta kalonit koncensionin?
Balluku: Pyetja juaj politike.
Bushati: Auditime nga KLSH janë bërë… Çfarë masash janë marrë lidhur me rekomandimet e KLSH nga ana juaj?
Balluku: Mund të specifikoni cilave rekomandime i referoheni që të flas për masat. Supervizori më bëhet qejfi që e përmendi se janë marrë në pyetje shumë shkallë hierarkike sa i përket procesit.
Bushati: Kemi 3 inceneratorë ku pronari është i njëjti, mos është krijuar një familjaritet i sëmurë mes investitorit koncensionarëve apo supervizorit
Balluku: S’më rezulton se të 3 koncesionet janë me të njëjtin pronar juridik. Kam vënë re që në disa raste i referoheni kontratës dhe në disa raste e godisni kë të kontrat. Është momenti për tu unifikuar sa i përket vendimit për kontratën është për tu marrë për bazë apo e merrni vetëm kur ju kemi një interes politik për ta përdorur.
Balluku: S’mund të shpreh mendimin tim. Ky është një komision hetimor s’e di nëse merret me metafora letrare, unë jam e mirë në letërsi por nuk do ta përdorja sot këtë metaforë. Përzgjedhja e supervizorit bazuar në kontratë. Po i përgjigjem pyetjeve madje sipas metaforave, nëse s’përdoret metaforë s’do merrem me metaforë. Por mendova në respekt të zoptit Bushati ti përgjigjesha.
Bushati: Supervizori i rrugës së Arbrit paguhet nga ministria.
Balluku: Në varësi të kontratës, ashtu siç janë përpiluar kriteret e kontratës në këto kushte ndodhemi edhe sot. Ju doni mendimin tim personal ndërkohë që unjë jam si zyrtare përgjegjës.
Bushati: Ka një ndryshim pronësie, kam këtu ekstraktin të datës 7.12.2020 i cili ndryshon pronësia e aksioneve. Ju si autoritet kontraktor a keni dhënë miratim për këtë ndryshim pronësie?
Balluku: Ky është element që më duhet ta verifikoj sepse ka pasur shumë aktivitete sa i përket kontratave, më duhet të shikoj letrat.