Tragjike në Greqi, ndërron jetë në aksident 18-vjeçari shqiptar

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Chalkidiki të Greqisë si pasojë e një aksidenti me motor.

Motori me të cilin po udhëtonte humbi kontrollin e si rrjedhojë doli nga rroga, përplasja ishte aq e fortë sa që shqiptari humbi jetën në vend.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i motorit, shtetas grek është lënduar, teksa mësohet se pasi të dalë nga spitali do të arrestohet pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.

Shqiptari ndodhej pas shokut të tij, hipur mbi motor, kur befas mjeti u përmbys jashtë rruge./albeu.com