Tragjike në Athinë: Shqiptari vret shoferin e një makinë, plagos dy policë, eliminohet nga efektivët

Foto ilustruese

Dy viktima dhe tre të plagosur është bilanci i mbrëjes së të shtunës në Athinë pas dy përplasjesh me armë. Dhe, si duket i përfshirë është një shqiptar. Mediat në vend raportojnë se përplasja e dy makinave në, në një prej të cilave ndodhej një shqiptar përfundoi në të shtëna në Agios Anargyros.

Mediat raportojnë se ora tregonte 21:30 kur nisën të shtënat në Kato Patisia. Pas aksidentit, pasagjeri i mjetit tip “Mercedes” ka kapur armën dhe ka qëlluar dy personat e tjerë të automjetit me të cilin ka ndodhur përplasja, duke plagosur drejtuesin dhe pasagjerin.

Të dy u dërguan në spitalin “Pammakaristos”, ku drejtuesi i mjetit ndërroi jetë.

Pas incidentit me të shtëna në rrugën Kourtidou, pasagjeri i Mercedesit që ka qëlluar ka zbritur nga makina dhe ka vjedhur një “Yaris”, me të cilin është nisur drejt Agioi Anargyros. Atje ai shkoi në këmbë në një pikë karburanti ku edhe u kap nga policia.

Kur pa efektivët, sipas raportimeve, shqiptari nisi të qëllonte drejt tyre duke plagosur dy efektivët e policisë, njëri në këmbë dhe tjetri në gjoks.

Policia i është kundërpërgjigjur zjarrit dhe shqiptari ka gjetur vdekjen, Mediat greke e kanë cilësuar Athinën e kësaj të shtune si “Çikagon e viteve ’30”, për shkak të incidenteve të shumëfishta në rrugët e kryeqytetit që patën si protagonist shtetasin shqiptar./albeu.com