Basketbollistja e mitur e klubit të basketbollit serb, Partizani, Milica Mrkela, ka bërë vetëvrasje, shkruan “Telegraf.rs”.
15-vjeçarja, Mrkela, është gjetur e varur.
Presidentja e klubit, Bojana Jankovic, ka thënë se ajo ishte e befasuar dhe se kurrë nuk kishte ndonjë situatë problematike me Milica.
Ajo shtoi se nuk ka asnjë shpjegim se çfarë mund të jetë arsyeja që 15-vjeçarja e ka bërë veprimin tragjik.
“Ajo erdhi te Partizani në moshën 14-vjeçare, ishte anëtare e ekipit kombëtar të kadetëve të Serbisë, dhe tashmë në moshën 15-vjeçare u bashkua me ekipin e të rriturve të Partizanit me talentin e saj.
Ajo ishte e ardhmja e basketbollit tonë dhe një nga talentet më të mëdha. Askush nuk ka një shpjegim pse ndodhi kjo. Fatkeqësisht, ne morëm një shuplakë në fytyrë nga realiteti i kësaj”, tha Jankovic.