Edhe moderatorja e njohur, Amarda Toska, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku një 7-vjeçare mbeti e vdekur pasi u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen.
Përmes një postimi në Instastory, ajo thotë se ndihet e pikëlluar sikur ta njihte. Sipas Amit, bregdeti është një kaos dhe jemi për të ardhur keq.
“Dhimbje e madhe për rastin fatal sot. Ndihem e pikëlluar sikur ta njihja…, dhe më shumë! Kaos përsëri bregdeti ynë, sa gjynah jemi!!!
Zoti u dhënë forcë prindërve!”, ka shkruar moderatorja./