Tragjedia me 7-vjeçaren në Himarë, familja Avdia hap dyert e mortit (FOTO LAJM)

Familja Avdia ka hapur dyert e mortit pas vdekjes së vajzës së tyre 7-vjeçare në Himarë, pas goditjes nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Ceremonia mortore për përcjelljen për në banesën e fundit të vogëlushes do të bëhet ditën e mërkurë në orën 15:00 në Laprakë.

Postimi i Ismet Avdisë:

Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares.

Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne aresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake./albeu.com/