“Kini më shumë respekt për Maradonën”, tifozët e futbollit shpërthejnë pas zbulimit të statujës së Maradonës në Spanjë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në qytetin spanjoll L’Alcudia u zbulua para finales së COTIF statuja e Diego Armando Maradonës.

Në vendngjarje ishte edhe presidenti i Federatës së Argjentinës, Claudio Tapia për të zbuluar veprën në nderim të Maradonës.

Punimi i stutujës linte shumë për të dëshiruar dhe kjo ka bërë që tifozët në mbarë botën të shpërthejnë në kritika.

“Kini respekt për Diegon”, shkruan një tifoz. “Oops Deigo u shkri”, shkruan një tjetër.

Vepra u punua nga  artisti spanjoll Rafa Ferri.

Rasti ngjan me atë të Cristiano Ronaldos apo edhe Kun Agueros./albeu.com