Tragjedia me 59 viktima/ Qeveria maqedonase shpall shtatë ditë zie

Qeveria maqedonase, pritet të shpallë shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.

Qeveria përmes një njoftimi thotë se do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.

“Do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa”, thotë Qeveria.

Deri më tani raportohet për 59 viktima dhe 155 të plagosur, ku 18 janë në gjendje kritike për jetën.