Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një shtetas amerikan ka humbur jetën pas një akti vetëvrasjeje në banesën e tij të marrë me qira.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga Policia e Shtetit, incidenti ndodhi në datën 19 gusht 2024, në kryqëzimin e rrugëve “Valbona” dhe “Ramazan Ceku”. Viktima, M.W., 55 vjeç, është gjetur i vetëvarur në shtëpinë ku jetonte.
Sakaq, autoritetet janë duke punuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.