Tragjedi në brigjet e Bodrumit, të paktën 14 emigrantë të vdekur pas fundosjes së gomones

Një tragjedi me të paktën 14 të vdekur ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 23 tetor, në brigjet e Bodrumit, në Turqinë jugperëndimore, kur një varkë e fryrë që transportonte emigrantë të parregullt u fundos.

Roja Bregdetare Turke, nisi një operacion kërkim-shpëtimi pas një telefonate pak pas orës 1 të mëngjesit nga një afgan, i cili arriti të arrinte në një zonë shkëmbore dhe kërkoi ndihmë.

Sipas raportimeve, një varkë e fryrë që transportonte 18 migrantë dhe refugjatë të parregullt u mbyt dhjetë minuta pasi u nis. Anijet e Rojës Bregdetare Turke nxorën trupat e 14 personave, ndërsa dy të tjerë u shpëtuan.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, po vazhdon për të gjetur dy personat e mbetur me pjesëmarrjen e katër anijeve të Rojës Bregdetare Turke dhe një helikopteri.


Shtuar 24.10.2025 15:58