Trafikonin lëndë narkotike drejt vendeve të BE, arrestohen me urdhër të SPAK dy fierakët

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, caktimin e masave të sigurimit për personat nën hetim: Irfan Sulaj, Dëfrim Çela, F.Xh dhe R.Sh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr60, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit për personat nën hetim, të dyshuar për kryerjen e veprave penale, Trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Më datë 19.07.2021 janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit masat e sigurimit”arrest me burg” për personat nën hetim Irfan Sulaj dhe Dëfrim Cela.

Nga hetimet e kryera është bërë e mundur mbledhja e provave, mbi bazën e të cilave janë ngritur dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Irfan Sualj dhe Dëfrim Cela, gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me lidhjet e tyre kanë drejtuar trafikimin nëpërmjet koordinimit të transportit dhe trafikimit të sasive të lëndëve narkotike, kryesisht llojit heroinë nga Shqëipëria në drejtim të Greqisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE-së.


Shtuar 21.07.2021 11:11