Tottenham dhe Everton ndajnë pikët, Champions mbetet ëndërr për Mourinhon (VIDEO+FOTO)

Është mbyllur na barazim 2-2 ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier League mes Everton dhe Tottenham.

Protagonistët e sfidës së luajtur në Goodison Park kanë qenë Harry Kane për miqtë dhe Sigurdsson për vendasit, autorët e dy golave për ekipet e tyre.

Anglezi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 27-të, islandezi ështëkundërpërgjigjur në të 31-ën me një penallti.

Everton ka përmbysur rezultatin në minutën e 62-të me një gol të mrekullueshëm të Sigurdsson, por Kane ka goditur shtatë minuta më mbrapa dhe ka fiksuar shifrat në 2-2 falë një gafe të mbrojtjes.


Shtuar 16.04.2021 23:03